Site icon Telegrafi

Gjestet flasin për ndjenjat dhe mendimet e meshkujve

1. Gjatë takimeve me njerëz që u pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë, meshkujt instinktivisht ngrenë ose mbledhin vetullat. Në rast se njeriu që takojnë u duket interesant, simpatik, ata i ngrenë paksa vetullat, ndërsa në të kundërtën, i mbledhin duke krijuar rrudha të lehta në ballë.

2. Kur një burrë, pasi takohet me dikë, e mban gojën të hapur paksa, bashkëbiseduesi/ja paraqet interes për të.

3. Nëse ka interes apo jo për dikë, kjo duket qartë në fytyrën e mashkullit. Veç dy shenjave të sipërpërmendura, ai do të buzëqeshë dhe sytë e tij do të rrezatojnë.

4.
Nëse mashkullit i pëlqen një femër, ai fare instinktivisht do të shkojë dorën mbi flokë, madje e përsërit këtë gjest disa here.

5. Në rast se një femër nis të flasë dhe mashkulli e dëgjon me vetulla paksa të ngritura, ky gjest tregon se atij i pëlqen ajo femër. Në rast se mashkulli shikon “normalisht”, nuk i lëviz fare vetullat, vështrimi është disi indiferent, kjo do të thotë se atij nuk i pëlqen as ti, as ajo çka i thua.

6. Në rast se jeni ulur dhe mashkulli papritmas fillon të rregullojë çorapet e veta, kjo do të thotë se ai është mjaft i emocionuar e dëshiron të duket sa më i mirë para teje. Dhe kjo, sepse ti atij i pëlqen..

7.
Në rast se një mashkull e lëviz vështrimin, si i thonë, nga koka te këmbët dhe kundron figurën tënde, kjo do të thotë se ti i pëlqen, se ai e ka vlerësuar figurën tënde dhe shikon te ti një partner të mundshëm seksual.

8. Në rast se një mashkull fillon të lavdërohet për “meritat” e tij, për aftësitë e tij, pamjen e tij të jashtme, edhe pse hera-herës mund të duket qesharak, kjo do të thotë se ai dëshiron të tregohet i denjë për ty, të “thotë” se është i bukur e i aftë dhe të përshtatet… Pra, ti atij i pëlqen.

Exit mobile version