Site icon Telegrafi

“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e Mallorcas në udhëtim 3-2 te Las Palmas.

Sulmuesi kosovar bëri një gjest jo të hijshëm ndaj kundërshtarit, duke i ngritur gishtin e mesëm dhe më pas u përjashtua me karton të kuq.

Reprezentuesi kosovar njihet si një futbollist shumë korrekt dhe ai menjëherë ka kërkuar falje për gjestin e bërë.

“Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime”.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

“Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, shkroi Muriqi në llogarinë e tij në Instagram.

Kërkim falja publike e Muriqit është pritur jashtëzakonisht mirë në Spanjë, me sulmuesin kosovar që mori lëvdata pasi pranoi gabimin e bërë. /Telegrafi/

Exit mobile version