Një skenë e pazakontë është parë në ndeshjen e La Ligës mes Rayo Vallecano dhe Sevilla kur një tifoz vendas bëri një gjest shumë të shëmtuar.
Sevilla mori një fitore të madhe në udhëtim te Vallecano me rezultat 2-1 për t’u larguar paksa nga fundi i tabelës.
Megjithatë, në pjesën e parë ndodhi një gjë e pazakontë me një tifoz që bëri një gjest të shëmtuar kundrejt yllit të Sevillës, Ocampos.
Gjegjësisht, teksa futbollisti i Sevillas po kryente një rivënie me duar, një i ri në tribunë e preku me gisht në të pasme argjentinasin.
Më saktë, ai ka vënë gishtin tregues të dorës së majtë në të pasmet e Ocampos, i cili mbeti i habitur nga gjesti, por u tregua i matur duke mos eskaluar.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) February 5, 2024
Argjentinasi u kthye dhe shikoi me qortim tifozin, ndërsa disa tifozë që ndodheshin aty pranë qeshën me shakanë pa shije të tifozit të ri Vallecanos.
Gjyqtari i ndeshjes, Hernandez Maeso e njoftoi delegatin për këtë lëvizje të pazakontë dhe gjithçka u protokollua. /Telegrafi/