Site icon Telegrafi

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjatë derbit mes ekipeve të femrave të Espanyolit dhe Barcelonës, ka ndodhur një skenë që ka shkaktuar skandal në Spanjë. 

Përkatësisht, lojtarja e Barcelonës, Mapi Leon, ka kapur kundërshtaren e saj Daniela Caracas te organi gjenital, dhe kamerat kanë regjistruar gjithçka. 

Para goditjes nga këndi, dy lojtaret patën një duel dhe Caracas goditi lehtë kundërshtaren e saj. 

Leon fillimisht u befasua, më pas e kapi për pak kohë kundërshtaren e saj te organi dhe thuhet se e pyeti: “A ke p**is?”.

 

Pas gjithçkaje, Espanyol lëshoi një deklaratë për shtyp dhe dënoi ashpër incidentin. 

“Ne në RCD Espanyol de Barcelona dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë dhe dënimin tonë të plotë për disa nga ngjarjet që ndodhën të dielën e kaluar gjatë derbit midis RCD Espanyol dhe FC Barcelona në stadiumin ‘Dani Jarque’. Ky është një veprim që ne e konsiderojmë të papranueshëm dhe nuk duhet të kalojë pa u vënë re”, thuhet në komunikatën e Espanyol. 

Ata shtuan se lojtarja e Barcelonës ka bërë një gjest që ka shkelur privatësinë e lojtares të tyre.  

 

Ata shpjeguan se Caracas nuk reagoi menjëherë, por më vonë, kur përpunoi atë që kishte ndodhur, u bë i vetëdijshëm për seriozitetin e gjestit. 

Espanyol në fund apeloi që ky gjest të sanksionohej dhe i ofroi lojtares të tyre shërbime ligjore në rast se ajo donte të fillonte procedurat. /Telegrafi/  

Exit mobile version