Ruben Amorim ia bëri realitet ëndrrën një tifozi të vogël të Manchester United teksa i bëri atij një xhiro me makinën e tij luksoze Porsche.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale kapën këtë moment të ngrohtë mes Amorim dhe një tifozi të vogël të Manchester United.
Djaloshi në fjalë iu afrua makinës së Amorim për t’i shtrënguar duart me trajnerin e Unitedit dhe për të bërë një fotografi.
Ky moment mori një kthesë të papritur kur ky tifoz i vogël i dha komplimente veturës së Amorim.
Ruben Amorim takes a young fan for a lap around Carrington after saying he liked Ruben’s car 🚗
Class ❤️ pic.twitter.com/wBIHTUEBLK
— United Zone (@ManUnitedZone_) December 29, 2024
Pa hezituar aspak, tekniku portugez e ftoi djaloshin që të futet në makinën e tij dhe i bëri një xhiro rreth qendrës stërvitore.
Ky akt i Amorim dëshmon afërsinë që ka ai me tifozët e klubit pavarësisht periudhës së vështirë në të cilën po kalon ai në ditët e para si trajner i ‘Djajve të Kuq’.
Rezultatet e dobëta së fundmi në kampionat kanë bërë që United të renditet në pozitën e 14-të në Ligën Premier.
Sonte (e diel) ata do të zhvillojnë ndeshjen e fundit të këtij viti, ku do të presin në ‘Old Trafford’ skuadrën e Newcastle United./Telegrafi/