Site icon Telegrafi

Gjermania vazhdon me të gjitha fitore në kualifikime, mposht edhe Irlandën e Veriut (Video)

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar edhe fitoren e radhës në grupe për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, duke e mposhtur në udhëtim kombëtaren e Irlandës së Veriut me rezultat 3-1.

Skuadra kombëtare e drejtuar nga Joachim Loew po vazhdon me rekord të qind për qind në kualifikimet në botëror në kuadër të C, duke e blinduar pozitën e parë me nëntë fitore radhazi.

Gjermania: 9 ndeshje – 9 fitore – 27 pikë

Është Irlanda e Veriut që është mposhtur kësaj radhe nga kombëtarja gjermane, e cila e përfundoj epilogun e fituesit qysh në pjesën e parë me dy gola të shënuara.

Goli i parë i ndeshjes erdhi qysh në minutën e dytë të takimit, kur mesfushori Sebastian Rudy shënoi një supergol nga distanca për 1-0 pas asistimin të Joshua Kimmich.

Festa e gjermanëve te goli i Rudyt

Gjermanët gjeten shpejt edhe golin e dytë në ndeshje, me sulmuesin Sandro Wegner, i cili shënoi gol të bukur për 2-0 pas asistimit të Thomas Muller dhe dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve me këtë rezultat.

Wagner po vazhdon me formë të mirë dhe me gola te Gjermania

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Panzerët vazhduan me dominimin dhe menaxhimin e ndeshjes, duke rrezikuar edhe disa herë, dhe gjetën edhe golin e tretë në minutën e 86-të me anë të Kimmich, i cili shënoi për 3-0, ndërsa Josh Magennis në minutat shtesë vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Kimmich është njëri nga lojtarët kryesor të Gjermanisë në këto kualifikime

Pas kësaj fitore, Gjermania vazhdon të prijë grupin me të gjitha fitore, ku nga nëntë ndeshje ka 27 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut gjendet në pozitën me 19 pikë dhe këto dyja janë të kualifikuara nga Grupi C.

Ndeshja e fundit në grupe me 8 tetor, ku Gjermani e pret në shtëpi Azerbajxhanin, ndërsa Irlanda e Veriut udhëton drejt Norvegjisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/iMiaSanMia_vid/status/916013979956281344

https://twitter.com/iMiaSanMia_vid/status/916018705091452930

Exit mobile version