Kombëtarja gjermane ka fituar edhe në ndeshjen e pestë të Grupit C, pasi ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultat 4-1.
Gjermania ka vazhduar me bilancin e qind për qind edhe pas ndeshjes së pestë kualifikuese për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Djelmoshat e Joachim Loew e përfunduar gjysmën e punës vetëm në pjesën e parë, ku shënuan tri gola dhe dominuan gjithë kohën.
Fillimisht ishte Andre Schurrle, i cili kaloi gjermanët në epërsi në minutën e 19 pas asistimit të Jonas Hector, por vendasit arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 31 me anë të Dimitrij Nazarov.
Megjithatë, ‘Panzerët’ nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe shënuan edhe dy gola tjerë, me Thomas Muller që shënoi në minutën e 36 pas asistimit të Schurrles dhe Mario Gomez që qoi skuadrat në pushim me rezultat 3-1 pas asistimit të Joshua Kimmich.
Në pjesën e dytë, Gjermania, përveç që menaxhoi mirë epërsinë arriti të shënoj edhe një gol tjetër me anë të Schurrles, që shënoi në minutën e 81 dhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.
Pas kësaj fitore, Gjermani ka 15 pikë në vend të parë dhe në ndeshjen tjetër e pret në shtëpi San Marinon, ndërsa Azerbajxhani gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë dhe luan ndaj Irlandës Veriore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dcG7d4zWaMw
https://www.youtube.com/watch?v=uxIwFv4gV_o
https://www.youtube.com/watch?v=geL3HY6mCYA