Telegrafi

Gjermania U21 eliminon Anglinë U21- Portieri gjerman bëhet hit më mënyrë se si i mbrojti penalltitë duke lexuar në një letër të fshehur në çorape (Foto/Video)

Gjermania ka eliminuar Anglinë duke shkuar në finale të Kampionatin Evropian për 20 vjeçar vetëm pas penalltive. 

Davie Selke shënoi i pari për gjermanët, por anglezët barazuan me Demarai Gray.

Anglezët kaluan në epërsi me Tammy Abraham për 2-1, por ndeshja u mbyll nga Felix Platte.

Ndeshja shkoi në penallti pasi nuk kishte gola në vazhdime.

Në penallti portieri gjerman Julian Pollersbeck, i kishte të shkuar të gjitha penalltitë se nga godasin anglezët dhe letrën e kishte të fshehur në çorape.

Ai ndali dy penallti, ato të Tammy Abraham dhe Nathan Redmond. /Telegrafi/