Telegrafi

Gjermania thellon epërsinë ndaj Irlandës së Veriut me golin e bukur të Wagnerit (Video)

Kombëtarja e Gjermanisë ka gjetur edhe golin e dytë në sfidën e tyre në udhëtim te kombëtarja e Irlandës së Veriut.

Është sulmuesi Sandro Wagner, i cili ka shënuar për epërsinë e gjermanëve me rezultat 2-0.

Goli i Wagnerit erdhi në minutën e 21-të të takimit pas asistimit të Thomas Muller.

Vlen të theksohet se goli i parë u shënua nga Sebastian Rudy.

Ky takim është i vlefshëm për grupin C në kuadër të kualifikimet për botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/