Një aeroplan ushtarak do të fluturojë sonte në Kabul për të evakuuar qytetarët gjermanë, si dhe bashkëpunëtorët afganë, pasi talibanët hynë në kryeqytetin afgan.
Kjo u deklarua sot nga ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.
“Avioni së pari do të fluturojë nga Kabuli në vendet e afërta, dhe më pas ne do të sigurojmë aeroplanë civilë për transport të mëtejshëm në Gjermani,” tha Mass për media, raporton Reuters.
Ai shtoi se ekipi më i afërt i ambasadës do të qëndrojë në aeroportin e Kabulit në mënyrë që të vazhdojë punën atje dhe të ndihmojë në evakuimet e mëtejshme.