Telegrafi

Gjermania i shpëton eliminimit nga Botërori, pas barazimit në minutat e fundit me Spanjën

Spanja dhe Gjermania kanë barazuar 1-1 në Kampionati Botëror, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në kuadër të Grupit E.

Ndeshja nisi mjaft furishëm, pasi Dani Olmo bëri një goditje të fuqishme në minutën e shtatë të takimit, por Manuel Neuer bëri një pritje madhështore.

Spanja sërish ishte e rrezikshme, tani përmes Ferran Torres (27’), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.

Ishte minuta e 40-të e takimit kur u mendua se Gjermania kishte kaluar në epërsi nëpërmjet Antonio Rudigerit, mirëpo VAR-i e anuloi atë për pozicion jashtë loje të mbrojtësit.

Në pjesën e dytë, gjermanët filluan më mirë, duke rrezikuar me anë të Joshua Kimmich (56’), por Unai Simon bëri pritej të mrekullueshme.

Por, në minutën e 62-të, Alvaro Morata kaloi Furinë e Kuqe në epërsi, duke e mposhtur lehtësisht Neuerin, që nuk ia doli ta priste goditjen e sulmuesit.

Kur u mendua se Gjermania po eliminohej, Niclas Fullkrug (83’), realizoi për 1-1, duke shtuar besimin tek bashkëlojtarët e tij se ende mund të shpresojnë në kalimin  grupit.

Spanja është lider i Grupit E me katër pikë, Japonia e Kosta Rika me nga tri dhe Gjermania me një.

Në rrethin e fundit, Die Mannschaft takohen me Kosta Rikën, ndërsa spanjollët me japonezët. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore