Gjermania ka arritur të shënojë fitore të thellë 8-0 ndaj Estonisë në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet e Euro 2020.
‘Panterat’ ka shënuar pesë që në pjesën e parë, duke i mbyllur llogaritë me këtë ndeshje.
Estonia ishte e pafuqishme përballë djemve të Joachim Low.
Marco Reus e hapi ndeshjen, ndërsa pas tij shënuan Serge Gnabry dhe Leon Goretzka.
Ilkay Gundogan shënoi golin e katërt, ndërsa pjesën e parë e mbylli Reus.
Të gjitha golat e pjesës së parë u shënuan brenda 27 minutave.
Në pjesën e dytë ekipi shënoi edhe tri herë të tjera. Gnarby shënoi për 6-0 në minutën e 62-të.
Timo Werner shënoi për 7-0, ndërsa golin e gjeti edhe Leroy Sane.
Gjermania ka nëntë pikë nga tri ndeshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0HtjzbJRkug