Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka vendosur të lërë pushim për ndeshjen miqësore kundër Italisë, portierin Manuel Neuer dhe mesfushorin sulmues Thomas Muller.
Për takimin që do të luhet nesër në mbrëmje në “Allianz Arena” trajneri i Gjermanisë ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë një tjetër lojtar të Bayernit, Mario Gotzen.
Ashtu si ndaj Anglisë, edhe për takimin e nesërm kapiteni i “National Mannschaftit” do të jetë Sami Khedira, i cili duke folur për mediat sot është fokusuar dhe tek Gotze, duke mbështetur yllin e Bayernit.
Në vend të Neuer pritet të jetë njëri nga tre portierët rezervë Bernd Leno, Marc-Andre ter Stegen ose Kevin Trapp. /Telegrafi/