Përfaqësuesja e Gjermanisë ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës dhe për miqësoren ndaj Perus.
Lista e Joachim Low përmban disa ndryshime, ku shumë lojtarë pritet të kthehen në listë.
Leroy Sane kthehet te skuadra e Gjermanisë pasi u la jashtë Kampionatit Botëror dhe po ashtu është edhe mungesa e Mesut Ozil që vërehet, i cili u pensionua nga kombëtarja.
Kehrer Thilo, Nico Schulz dhe Kai Havertz do të jenë pjesë e skuadrës prej 23 lojtarësh për herë të parë.
Philipp Max dhe Serge Gnabry nuk janë ftuar fare përkundër sezonit të mirë.
Lista e plotë e Gjermanisë:
Portierë: Manuel Neuer, Marc – Andre Ter Stegen
Mbrojtësit: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Thile Kehrer, Joshua Kimmich, Antonio Rudiger, Nico Schulz, Niklas Sule, Jonathan Tah.
Mesfushorët dhe sulmuesit: Julian Brant, Julian Draxler, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Kal Havertz, Toni Kroos, Thomas Muller, Nils Petersen, Marco REus, Leroy Sane, Timo Werner.
📋 Here's Joachim #Löw's squad for our Nations League opener vs. France 🇩🇪🇫🇷 and friendly vs. Peru 🇩🇪🇵🇪#DieMannschaft #GERFRA #GERPER pic.twitter.com/nzlDB4GMKK
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) August 29, 2018