Telegrafi

Gjermania po i teston shtëpizat rezistuese ndaj ujit dhe erërave për të pastrehët

Kompania “Ulmer Nest”, e cila po përpiqet t’u ndihmojë të pastrehëve, ka krijuar shtëpiza të vogla për të fjetur gjumë të cilat janë rezistuese ndaj ujit dhe erërave

Shtëpizat gjenden në qytetin Ulm, 120 km larg nga Munihu.

Nëse testimi tregohet i suksesshëm, do të mund t’i përdorin në gjithë vendin, transmeton Telegrafi.

Shtëpizat janë të ndërtuara nga druri dhe çeliku dhe ofrojnë hapësirë të mjaftueshme për dy persona.

Ato mbrojnë në mënyrë efikase nga të ftohtit, era dhe lagështira, por megjithatë kanë ajër të freskët.

Shtëpizat gjithashtu mbrojnë privatësinë e përdoruesit, ato nuk kanë kamera por sensorë lëvizjeje që njoftojnë punonjësit socialë në rast të hapjes së derës në mënyrë që njerëzit e pastrehë të mos shqetësohen nga pastrimi nëse përdorin shtëpizën.

Përveç kësaj, shtëpitë kanë një sistem komunikimi që i lejon ata të kontaktojnë ekipin e mirëmbajtjes, kanë edhe panele diellore, të cilat grumbullojnë energji për ngrohje.

/Telegrafi/