Hungaria e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Gjermanisë me epërsi prej 1-0.
Në rastin e parë të mirë në ndeshje, Hungaria arriti të shënojë.
Roland Sallai harkoi në zonë te Adam Szalai që me kohë shënoi për 1-0.
https://twitter.com/DLF_Sport/status/1407779848337117188
Gjermania pas goli u lëshua në sulm duke krijuar dy taste të mira.
Mats Hummels në minutën e 21-të qëlloi shtyllën me një goditje me kokë.
Pas tij ishte radha e Peter Gulascit që të bënte një pritje të mirë pas goditjes së Matthias Ginter.
Gjermania që shihej favorite po vuan shumë në këtë ndeshje, por pjesa e dytë mund t’i ndryshojë gjërat. /Telegrafi/