Gjermania ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’ duke nënshtruar Maqedoninë e Veriut me rezultat 4-0 dhe është kualifikuar në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Në takimin e zhvilluar në ‘Todor Proeski Arena’, mysafirët arkëtuar tri pikë për ta ngritur diferencën në Grupin J.
Në gjysmën e parë nuk pati gola, ndërsa të katër realizimet e Die Mannschaft ndodhën në fraksionin e dytë.
Kai Havertz shënoi i pari (50’) pas asistimit nga Thomas Muller, ndërsa Timo Werner e dyfishoi epërsinë (70’), kurse asistuesi ishte i njëjti.
Sërish realizoi Werner me golin e dytë personal (73’) dhe talenti Jamal Musiala e vendosi rezultatin përfundimtar (83’).
Me 21 pikë të grumbulluara pas tetë ndeshjeve, Gjermania është lider në Grupin J dhe tashmë është kualifikuar për ‘Katar 2022’.
Kurse Maqedonia e Veriut ka rënë në vend të tretë me 12 pikë, një më pak se Rumani që mban pozitën e dytë. /Telegrafi/
Job done ✅#DieMannschaft #MKDGER 0-4 pic.twitter.com/QySlMZubTJ
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) October 11, 2021