Kombëtarja e Gjermanisë luan kundër Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit kualifikuese për ‘Euro 2020’.
Skuadra nikoqire e ka siguruar kualifikimin, ndërsa mysafirët do ta kërkojnë pjesëmarrjen në fazat finale të Kampionatit Evropian përmes barazhit.
Formacioni startues i Gjermanisë: Ter Stegen, Hector, Tah, Kimmich, Kroos, Brandt, Klostermann , Goretzka, Gnabry, Gundogan, Emre Can.
Formacioni startues i Irlandës së Veriut: Peacock-Farrell, Smith, Flanagan, Saville, S. Davis, Ferguson, C. Evans, Thompson, McNair, Cathcart, Magennis.
Ndeshja tjetër e Grupit C kualifikues zhvillohet ndërmjet Holandës dhe Estonisë. /Telegrafi/