Telegrafi

Gjermania mund të ketë gjashtë klube në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Gjermania mund të ketë gjashtë përfaqësues në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Në historinë e garës elitare të futbollit për klube, nuk ka ndodhur kurrë që një vend të ketë gjashtë përfaqësues.

Një rezultat i tillë do të ndodhte nëse Borussia Dortmund do të fitonte edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, pa qenë në mesin e katër skuadrave më të mira në Bundesligë dhe nëse Gjermania do të merrte një nga dy vendet shtesë që do t’u jepen vendeve më të suksesshme në renditjen e UEFA-s.

Dortmundi ka hyrë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Atletico Madridin dhe do të luftojë për një vend në finale kundër Paris Saint-Germain.

Skuadra nga Dortmundi është aktualisht në vendin e pestë në Bundesligë, por është e barabartë me pikë (56 pikë) me RB Leipzig të vendit të katërt.

Në sezonin e ardhshëm, Liga e Kampionëve do të zgjerohet në 36 klube, nga 32 që janë aktualisht në pjesën e parë të garës, kështu që dy kombet më të suksesshme do të marrin dy vende shtesë.

Në përmirësimin e koeficientit gjerman mund të ndihmojë edhe Bayerni, nëse përmes Arsenalit do të arrinte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si dhe kampionit të ri gjerman Bayer Leverkusen, i cili po lufton për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës kundër West Ham United. /Telegrafi/