Telegrafi

Gjermania me lehtësi në çerekfinale, shkatërron Sllovakinë (Video)

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka fituar ndaj Sllovakisë në 1/8 e finales me rezultat 3-0.

Gjermanët ishin më të mirë në këtë takim dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata.

Çdo gjë filloi me supergolin e mbrojtësit Jerome Boateng, i cili në minutën e tetë ua dha epërsinë gjermanëve.

Por, kur të gjithë menduan se Gjermania do të shkonte në pushim me një gol në epërsi në skenë doli sulmuesi Mario Gomez, i cili çoi topin në rrjet pas një asistimi të bukur nga Julian Draxler në minutën e 43-të.

Draxler doli edhe një herë në skenë, por këtë herë duke shënuar një gol të bukur (63’).

Sllovakët rrezikuan disa herë në këtë takim me Juraj Kuckan dhe Jan Durica, por Manuel Neuer nuk pranoi që rrjeta e tij të tundet në këtë takim.

Vlen të theksohet se në këtë takim Mesut Ozil dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Gjermania do të luajë në çerekfinale me fituesin e takimit Itali-Spanjë. /Telegrafi/