Telegrafi

Gjermania kërkon vetëm tri pikë ndaj Bjellorusisë, formacionet zyrtare

Bjellorusia dhe Gjermania do të përballen nga ora 20:45 në stadiumin ‘Borisov Arena’, në kuadër të Grupit C të kualifikimeve Euro 2020.

Die Mannschaft janë aktualisht në vendin e dytë me tri pikë të grumbulluara, gjersa bjellorusët janë ende pa pikë, pasi kanë pësuar dy humbje.

Gjermania do të ketë shansin që të bëhet sonte lider i Grupit C nëse e mposht Bjellorusinë, pasi aktualisht aty është Irlanda e Veriut.

Formacioni startues i Bjellorusisë: Gutor, Dragun, Martynovich (C), Shitov, Polyakov, Kovalev, Laptev, Gromyko, Naumov, Maevski.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer (c) – Ginter, Sule, Tah – Klostermann, Kimmich, Gundogan, Schulz – Reus, Gnabry, Sane.

/Telegrafi/