Përfaqësuesja e Austrisë ka fituar me rezultat 2-1 në miqësoren ndaj Gjermanisë.
Gjermanët arritën të mbajnë më shumë topin, por lojtarët austriak ishin ata që gjuajtën më shumë drejt portës kundërshtare.
Në minutën e 11-të shënoi Mesut Ozil, ndërsa pas dhjetë minutash provoi edhe Julian Brandt.
GOOOAAALLL!!! ⚽ @MesutOzil1088 picks off a pass and picks out the top corner! 👌 (11')#DieMannschaft #ZSMMN #AUTGER 0-[1] pic.twitter.com/1Wvhn5rb8O
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) June 2, 2018
Në minutën e 53-të David Alaba bëri një kros të mirë për Martin Hinteregge, i cili shënoi golin e parë.
Epërsinë Austrinë e thelloi në minutën e 69-të me anë të Alessandro Schopf.
Kjo ndeshje pritet të shërbejë si shembull për skuadrën gjermane para Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.
Gjermania është në Grupin F me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wl41nsJl9JE