Gjermania ka fituar ndaj Australisë me rezultat 3-2 në Kupën e Konfederatave “Rusia 2017”.
Kombëtarja gjermane ka arritur të fitoj ndeshjen e parë ndaj Australisë në Grupin B, edhe pse me shumë vështirësi.
Goli i parë u shënua qysh në fillim të ndeshjes me anë të Lars Stindl, i cili shënoi për 1-0 në minutën e pestë pas asistimi të Jualian Brandt.
Megjithatë, Australia arriti të barazoj rezultatin në minutën e 41 me anë të Tom Rogic që shënoi një gol të bukur për 1-1.
Ishte Julian Draxler, i cili në minutën e 44 ktheu epërsinë e Gjermanisë pas një gol të shënuar nga penalltia dhe dërgoi kombëtaren e tij në pushim me epërsi 2-1.
Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola tjera, ku fillimisht ishte Gjermania që ngriti epërsinë në minutën e 48 me anë të Leon Goretzka, i cili u shërbye nga Joshua Kimmich.
Deri në fund të ndeshjes u shënua edhe një gol nga Tomi Juric, i cili shënoi me një gol nga afërsia në minutën e 56 dhe vulosi rezultatin përfundimtar apo fitoren e Gjermanisë me rezultat 3-2. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SP2OlIAJOiw
https://twitter.com/CelticGoals/status/876828460072796160
Draxler restores Germany's lead from the spot 2-1 and the pocket of German fans celebrate heartily. #AUSGER #ConfedCup pic.twitter.com/7Fmucpawtq
— Lolade Adewuyi (@Jololade) June 19, 2017
What a pass by Kimmich for Goretzka to score!⚽️#Australia #Germany #Kimmich #Goretzka pic.twitter.com/VFtiRA2bjR
— #KnoxROY (@knoxthegoat) June 19, 2017
https://twitter.com/deportiva_ve/status/876842603303632897