Gjermania ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”.
Gjermanët triumfuan si mysafirë të Çekisë me rezultat 2-1, në saje të një goli të vonshëm.
“Pancerët” gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë në fushë ndërsa vendasit sulmonin përmes kundër-zbritjeve.
Timo Werner solli në epërsi gjermanët në minutën e katërt ndërsa rezultatin e barazoi Vladimir Darida, 12 minuta para përfundimit të takimit.
Kur të gjithë pritnin që ndeshja të përfundonte e barabartë, dy minuta para përfundimit të takimit Matts Hummels realizoi golin e dytë për gjermanët.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi në dobi të gjermanëve me rezultat 2-1.
Pas kësaj, Gjermania udhëheq Grupin C me 21 pikë ndërsa çekët kanë nëntë sosh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Y9ivIsYsk5s
https://www.youtube.com/watch?v=6Ngyc4-d78w
https://www.youtube.com/watch?v=aRNwmVDjEoU