Gjermania ka fituar miqësoren ndaj Izraelit me rezultat 2-0.
Ndeshja nisi me Pancerët në sulm, duke tentuar dy herë radhazi me Kai Havertz, por gjuajtjet e tij u pritën nga portieri Ofir Marciano.
Goli i parë erdhi në minutën e 36-të, kur David Raum harkoi në zonë për Havertz i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/FAHDGIF/status/1507833588271796226
Në fundin e pjesës së parë ishte Ilkay Gundogan që asistoi te Timo Werner që shënoi për 2-0.
https://twitter.com/CFC_Turkiye/status/1507819054198894599
Rezultati ka mundur të jetë ndryshe në fund, por Gjermania dhe Izraeli humbën nga një penallti me Thomas Muller dhe Yonatan Cohen. /Telegrafi/