Site icon Telegrafi

Gjermania fiton lehtë ndaj Çekisë (Video)

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka fituar ndaj Republikës së Çekisë në takimin kualifikues për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ me rezultat 3-0.

Goli i parë erdhi nga Thomas Muller në minutën e 13-të pas asistimit nga Mesut Ozil dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 49-të shënoi Toni Kroos, kurse për golin e qetësisë u përkujdes edhe një herë Muller (65-të).

Momente gëzimi nga Thomas Muller pas golit të shënuar

Pas kësaj fitore Gjermania kalon në pozitën e parë pas dy takimeve me gjashtë pikë, aq sa Azerbajxhani, por këtë të fundit me gol-dallim më të vogël.

Në vendin e tretë në Grupin C është Irlanda Veriore me katër pikë, Çekia në të katërtin me një pikë. Kurse Norvegjia dhe San Mario ende nuk kanë arkëtuar pikët e para. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vokg4jcIDak

https://twitter.com/RMadridBabe/status/784850062983782404

https://twitter.com/wittyfutty1/status/784849506844176384

Exit mobile version