Gjermania ka arritur fitore të lehtë në miqësoren ndaj Italisë me rezultat 4-1.
Gjermanët i ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa mysafirët përveç golit nuk treguan diçka më shumë.
Goli i epërsisë erdhi nga Toni Kroos në minutë e 24, ndërsa Mario Gotze shënoi në minutën e 45-të dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë. Në minutën e 59-të shënoi edhe Jonas Hector, kurse goli i katër erdhi në minutën e 75-të nga Mesut Ozil nga pika e bardhë.
Golin e nderit për mysafirët e shënoi Stephan El Shaarawy në minutën e 83-të.
Vlen të theksohet se mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, luajti nga minuta e parë. /Telegrafi/
Goli i Toni Kroos ndaj Italisë
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 29 March 2016
2-0: Edhe Gotze shënon ndaj Italisë.
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 29 March 2016
3-0: Jonas Hector shënon ndaj Italisë pasi Draxler driblon gjysmën e ekipit italian.
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 29 March 2016
4-0: Shënon Ozil nga pika e bardhë ndaj Italisë.
Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 29 March 2016
Germany 4 – 1 Italy # ShaarawyJoin Us Football For Ȅνer ♥’ WebSite : Www.Football4ever.ovh
Posted by Football For Ȅνer on Tuesday, 29 March 2016