Kombëtarja gjermane ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen me Sllovakinë.
Ishte sulmuesi Mario Gomez që ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 43-të.
Megjithatë, merita ishte e mesfushorit Julian Draxler, i cili depërtoi rrufeshëm duke kaluar disa futbollistë.
Ky është goli i dytë i sulmuesit gjerman, pasi të parin e ka shënuar në ndeshje me Irlandën Veriore. /Telegrafi/