Ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Francës e zhvilluar të martën në mbrëmje solli katër gola, në barazimin 2-2.
Ndeshjen e hapi Lacazette që shënoi në minutën e 33-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë gjermanët arritën t’i barazojnë shifrat me Timo Werner që shënoi në minutën e 56-të.
Por francezët ishin në disponim të mirë dhe rikthyen epërsinë me golin e dytë personal të Lacazette.
Lars Stindel arriti të shënojë në kohën shtesë për t’i dhënë barazimin gjermanëve.
Ndeshja ishte e hapur dhe me shumë raste nga të dyja palët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FZgvVV6Q00s&feature=youtu.be&a
https://www.youtube.com/watch?v=nqX7OtJ5rcc&feature=youtu.be&a=
Lacazette with his second of the night v Germany: https://t.co/wxEuXKhiwv
— Sam (@samuelJayC) November 14, 2017