Telegrafi

Gjermani – Japoni, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Japonisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin E.

Gjermani dhe Japonia do ta nisin sot (e mërkurë) kampanjën e Kupës së Botës “Katar 2022”, në ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 14:00 në ‘Khalifa International Stadium’ të Dohas.

Ekipi i Hansi Flick synon ta nis me fitore Kampionatin Botëror, pasi llogariten si njëri nga favoritët.

Edhe Japonia ka vendosur të startoj me formacionin më të mirë të mundshëm dhe të tentoj befasinë.

Gjermania: Neuer; Sule, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Kimmich, Gundogan; Gnabry, Muller, Musiala; Havertz 

Japonia: Gonda; Sakai, Itakura, Yoshida, Nagatomo; Endo, Ito; Kamada, Tanaka, Kubo; Maeda.

/Telegrafi/