Telegrafi

Gjermani – Irlandë e Veriut, kjo statistikë i jep shpresa të mëdha Shqipërisë

Gjermania duhet të fitojë më katër gola epërsi që t’i jap Shqipërisë shpresa për një kualifikim për në 1/8.

Gjermani – Irlandë e Veriut do të zgjojë vëmendjen e shqiptarëve, pasi një fitore bindëse me rezultat 4:0, 5:1, ose edhe 6:2, do t’i shkonte përshtati Shqipërisë, të cilës do t’i shtoheshin gjasat për kualifikim.

Në bazë të statistikave, në tri ndeshjet e fundit të Gjermanisë me Irlandën e Veriut, skuadra e Joachim Low ka shënuar fitore me tri gola e më shumë.

Në tri ndeshjet e fundit të zhvilluara në mes të këtyre kombëtareve, Gjermania ka fituar 4-1, 4-0 dhe 3-0.

Kjo jep shpresë se gjermanët do të fitojnë edhe sot me ndonjë rezultat të tillë.