Telegrafi

Gjermani 0-1 Meksikë, notat e lojtarëve

Gjermani - Meksikë (Getty Images)

Kombëtarja e Gjermanisë është mposhtur nga ajo e Meksikës me rezultat minimal 0-1.

Kampioni në fuqi i botës e ka nisur me humbje Kupën e Botës “Rusia 2018” duke u befasuar nga Meksika në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.

Goli i vetëm në këtë fitore për meksikanët u shënua nga Hirving Lozano në minutën e 35-të.

Lexo po ashtu Kampioni e nis me humbje Botërorin, Gjermania mposhtet nga Meksika

Megjithatë, nota më e lartë e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Jesus Gallardo, i cili ishte më i vlerësuari duke u notuar me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen gjermane, Sami Khedira e Timo Werner, të cilët u notuan me 5.9. /Telegrafi/

Gjermani:

Te Gjermania dështuan edhe Ozil dhe Pattenhardt

Meksikë:

Te Meksika shkëlqyen edhe Ochoa dhe Lozano