Site icon Telegrafi

Gjermanët pinë gjithnjë e më pak birra

“Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani është pirë sasia më e vogël e birrave që nga koha që po i mbajmë statistikat”, njofton departamenti shtetëror i statistikave në Wiesbaden.

Kështu, që nga fillimi i janarit deri në fund të marsit janë pirë 20.7 milionë hektolitra birrë, që është 6.8% më pak sesa sasia e birrës e cila është pirë vitin e kaluar në këtë periudhë kohore.

Konsumimi i birrës në Gjermani është vazhdimisht në rënie. Derisa në vitin 1976 një gjerman ka pirrë mesatarisht 150 litra birra në vit, në vitin 2008 kjo sasi ishte vetëm 110 litra.

Exit mobile version