Disa vajza dhe gra kanë shfrytëzuar platformën “Reddit” për të shpërthyer me kritika për meshkujt të cilët mendojnë se duke i bërë disa gjëra të caktuara duken atraktivë.
Asnjëra nga këto vajza e gra nuk ka folur për të gjitha vajzat e botës, megjithatë shumicës prej tyre u duken këto gjëra gabim.
“Aroma e dashurisë”
Parfumi me të vërtetë se është shenjë e higjienës dhe ndikon në joshje. Megjithatë, femrave nuk u pëlqen kur meshkujt vënë shumë krem pas rrojës.
Kur gënjejnë për të lënë përshtypje
Nuk është në rregull të gënjeni me qëllim që t’i lini përshtypje 1 vajze apo gruaje. Besojeni ose jo, në momentin që filloni t’i ekzagjeroni gjërat ato e kuptojnë këtë.
Kur meshkujt sillen keq me kamerierët
“Nëse një mashkull sillet keq apo e poshtëron një punonjës shërbimi me qëllim që të lë përshtypje te unë, menjëherë do të largohem”, ka shkruar një grua. /Telegrafi/