Ato me mençuri arrijnë të zgjedhin fjalët e tyre duke e ditur fuqinë që ajo mund të ketë tek karriera. Ja cilët janë fjalët që gratë e suksesshme nuk përdorin:
Nuk di
Nëse ato nuk dinë të bëjnë diçka, studiojnë dhe mësohen se si të bëjnë. Por, nuk thonë asnjëherë – nuk di.
Nuk kam kohë
Ne të gjithë kemi 24 orë në ditë, unë, ti dhe Oprah Winfrey. Është çështje e jona pastaj se si zgjedhim të shpenzojmë këto orë dhe cilat janë prioritetet tona.
Po, për gjithçka
Ju nuk mund të shkoni në çdo takim, mbledhje, festë. Duhet të mësoni se si të thoni “jo” me mirësjellje .
Unë nuk paguhem mjaftueshëm për punën që bëj
E kush beson se paguhet mjaftueshëm për punën e tij? Askush. Nuk duhet që të lejoni që paga t’ju kufizojë nga angazhime tuaja.
Nuk është e drejtë
Gratë e suksesshme e pranojnë që jeta nuk është e drejtë dhe nuk presin që ajo të jetë. Ato, në vend që të viktimizohen, mendojnë se si të përdorin fuqinë e tyre për të bërë ndryshim. /Telegrafi/