Telegrafi

Gjërat që nuk hidhen jashtë shtëpisë: Nëse e keni këtë shprehi, keni mirëqenie!

Ka disa gjëra që nuk hidhen kurrë jashtë shtëpisë

Ne kemi shkruar shumë për gjërat që nuk mbahen në shtëpi, domethënë që ju duhet t’i hidhni për të sjellë mirëqenien në shtëpi.

Mirëpo, ka edhe sende që rrezatojnë energji të mirë dhe që duhet t’i mbani gjithmonë në shtëpinë tuaj, në mënyrë që të jeni me fat, shkruan Haber, përcjell Telegrafi.

Në këtë tekst lexoni cilat janë 6 gjërat kryesore që nuk duhet të hidhni kurrë jashtë shtëpisë:

1. Bukë

Buka konsiderohet një ushqim i shenjtë në shumë kultura, madje edhe te ne. Simbolizon lumturinë dhe mirëqenien, kështu që është e ndaluar ta hedhësh bukën. Është më mirë ta thani dhe t’i jepni thërrimet zogjve, sesa të hidhni copa buke.

2. Kripë

Kripa trajtohet njësoj si buka. Për më tepër, nuk është e këshillueshme t’i jepni hua askujt, sepse kështu del mirëqenia nga shtëpia.

3. Thonjtë ose flokët e prerë

Sipas magjisë së zezë, flokët dhe thonjtë janë më të përshtatshmet për të bërë magji të keqe. Pra i mbështillni me një leckë dhe i vendosni në një kovë. Ju nuk duhet t’i shpërndani ato nëpër shtëpi.

 

4. Fotografi

Ju mund të shkatërroni vetëm ato fotografi që tregojnë armiqtë tuaj, me kusht që të mos jeni me ta në fotografi, përndryshe rrezikoni të tërhiqni sëmundje dhe probleme të tjera.

5. Orë

Ora është e lidhur në mënyrë energjike me pronarin dhe ju mund të dëmtoni seriozisht personin, orën e të cilit e shkatërroni. Ju mund t’i hidhni vetëm ato orë që nuk mund të riparohen.

6. Kuletë

Kuleta është një talisman financiar, madje edhe nëse është e pavlerë, mos e hidhni. Kur blini një kuletë të re, mbajeni atë në shtëpi për disa ditë, dhe pastaj gradualisht transferoni disa para në të, duke prishur ngadalë lidhjen me portofolin e vjetër. /Telegrafi/