Telegrafi

Gjërat që na nervozojnë në pushime

Një hulumtim i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se pushuesit më së shumti nervozohen kur vonohet aeroplani (apo automjeti) me të cilin do të udhëtojnë.

Në vendin e dytë të gjërave më të urryera te udhëtimi është paketimi, që pasohet me shkuarjen në hotel dhe shqetësimin nëse keni marrë gjithçka me vete (sidomos dokumentet).

Të anketuarit në vendin e pestë e kanë vendosur humbjen e bagazhit, ndërsa më pas vjen krevati jo komod.

Në vendin e shtatë vjen bezdisja nga pushuesit tjerë, në vend të tetë është shiu, në vend të nëntë renditet dielli i fortë që doemos duhet të lyhen me krem për rrezitje.

Nga gjërat e urryera është edhe rëra në ushqim, pastaj njerëzit që nuk shikojnë ku po ecin, grumbujt e njerëzve, tollovitë etj.

Ekspertët thonë se njerëzit gjatë gjithë vitit kursejnë për t’u relaksuar në pushime, prandaj nuk është çudi që ata bëhen nervozë kur u ndodhin gjëra të tilla të pakëndshme./Telegrafi/