Një dëgjuese e mirë
Shumica e meshkujve i çmojnë femrat që janë në gjendje vetëm të dëgjojnë, pa përdorimin e shprehjeve ‘të kam thënë’, apo komenteve të ngjashme. Thjesht që janë në gjendje të dëgjojnë dhe të thonë ‘në rregull, unë jam këtu për ty, kurdo që të kesh dëshirë për të biseduar’, transmeton Telegrafi.
Spontaniteti
Një nga gjërat që meshkujt e pëlqejnë më shumë te një femër është spontaniteti dhe mungesa e komplekseve. Ata shumë më shumë pëlqejnë dikë që është në gjendje të këndojë para tyre pa u brengosur nëse zëri i saj do të tingëllojë i tmerrshëm.
Vetëbesimi
Femrat që janë të kënaqura me gjërat që i kanë në jetën e tyre dhe që bëjnë gjëra të cilat në fakt u pëlqejnë atyre janë disa nga vetitë që meshkujt i bëjnë të bien në dashuri. Atyre u pëlqen të jenë afër një femre që është pozitive dhe nuk ankohet tërë kohën.
Sensi i humorit
Meshkujt çmenden pas atyre që mund t’i bëjnë të qeshin. Kjo i bën ata të ndihen sikur edhe më vonë në jetë dhe kur të përballen me çështje të ndërlikuara ju do ta mundësoni tejkalimin e tyre me lehtësi. /Telegrafi/