Ka shumë gjëra që femrat nuk i kuptojnë për meshkujt, e në veçanti atë se përse brengosen aq shumë për madhësinë e penisit.
E vërteta është se rëndësi më të madhe kanë disa gjëra tjera sesa madhësia e penisit, transmeton Telegrafi.
Aroma e tij
A mban erën e një qeni që sapo ka hyrë në baltë, apo mban erën e një personi normal me erë deodoranti apo parfumi?
Kontakti me sy
Edhe mënyra se si e mban kontaktin me sy ka shumë rëndësi, pasi që është e rëndësishme që gjatë bisedave intime t’ju shikojë në sy, e jo më poshtë…
Mendimet e tij në çështjet politike
Pasi që penisët nuk mund të votojnë, është e rëndësishme që një mashkull të jetë në dijeni për ngjarjet politike.
Sa i mirë është me shoqërinë e të dashurës
Është shumë e rëndësishme për një femër që shoqërisë së saj t’i pëlqej i dashuri i kësaj, përndryshe gjërat nuk do të funksionojnë siç duhet.
Të dëgjon
Penisët nuk kanë veshë. Edhe nëse do të kishin pasur ata nuk do të kishin mundur të jenë aq të mëshirshëm sa një njeri. Prandaj, është shumë e rëndësishme që ai është i gatshëm t’ju dëgjojë çdo herë që keni ndonjë problem. /Telegrafi/