Beqaria nuk duhet të nënkuptojë vetëm të dilni thuajse çdo nat për të festuar dhe pastaj të keni dhimbje koke nga pija për disa ditë radhazi.
Gjëja më e mirë rreth të qenit beqar është se nuk keni nevojë t’i jepni përgjegjësi askujt, transmeton Telegrafi.
Pra, nëse veç dëshironi të rrini tërë ditën në shtrat dhe të shikoni seriale e të hani tërë kohën, atëherë nuk e keni asnjë pengesë.
Por , ekspertët thonë se janë disa gjëra që meshkujt beqarë duhet t’i bëjnë para se të futen në lidhje apo të martohen.
Sipas tyre, gjërat e mëposhtme iu ndihmojnë meshkujve ta zhvillojnë veten dhe kryesisht përfshihen investime në eksperienca.
Kjo është lista e plotë me gjërat që meshkujt duhet t’i bëjnë përderisa janë beqarë:
– Udhëtoni vetëm
– Vraponi në një maratonë
– Eksperimentoni me mjekrën
– Ndryshojeni gardërobën
– Mbani kafshë shtëpiake
– Mësohuni të gatuani
– Mësohuni t’i njihni verërat e mira
– Mësoni ta luani një instrument muzikor
– Dilni në takime me vazhda herë pas here, por pa krijuar diçka serioze derisa ta gjeni të duhurën. /Telegrafi/