Site icon Telegrafi

Gjërat po bëhen serioze, ka mbërritur skuadra për çaktivizimin e bombave

Ndeshja e ndërmjet Manchester Unitedit dhe Bournemoutit është shtyrë, e gjitha kjo pas një kërcënimi për bombë.

Ndeshja është shtyrë, pothuajse i gjithë stadiumi është evakuar dhe tashmë ka mbërritur edhe skuadra për çaktivizimin e bombave.

Në vazhdim do të kontrollohet çdo pjesë e Old Traffordit dhe pastaj do bëhet një kontroll i detajuar i telefonave që gjenden në stadium pasi besohet se është bombë e lidhur me telefon.

Tashmë është vendosur se ndeshja nuk do të luhet sot (e diel) . /Telegrafi/

Exit mobile version