Site icon Telegrafi

Gjërat personale të cilat assesi nuk duhet t’i ndani me miqtë (Foto)

Qysh në fëmijëri prindërit na kanë mësuar se ndarja e gjërave personale me tjerët është gjë e mirë, qoftë nëse është fjala për çokollatat apo për emocionet e thella.

Sidoqoftë, kur është fjala për ndarjen e produkteve personale me tjerët, ekziston një e kuqe e cila nuk duhet të kalohet për shkak të shëndetit!

Telegrafi ju sjell disa nga këto produkte të cilat assesi nuk bën t’i ndani me tjerët, ose përndryshe e rrezikoni shëndetin personal:

Kapuçat
Po pra: kapuçat apo çfarëdo tjetër që e prekë apo vihet në kokë (duke e përfshirë kombinezon, këllëfët e jastëkut, etj.) nuk bën të ndahet me tjerët. “Mysafirë” të padëshiruar mund të vijnë në skalpin tuaj nëse e ndani jastëkun apo kapuçin me dikë tjetër.

Prandaj, herën tjetër që dëshironi ta fshihni kokën nga dielli, sigurohuni se jeni duke e vënë kapuçin tuaj, e jo të dikujt tjetër.

Kremat
Maskat dhe kremat e fytyrës janë gjëra shumë personale të kujdesit të lëkurës. Duke e vendosur gishtin në to vazhdimisht, mundësitë janë të mëdha se jeni duke shpërndarë baktere, e veçanërisht nëse produktin e ndani edhe me një shoqe.

Këto baktere mund të shpijnë në infeksione, ekzemë, rritim të lëkurës, etj.

Me qëllim që t’i shmangni problemet e lëkurës, mos i ndani produktet e bukurisë me askënd! – transmeton Telegrafi.

Të brendshmet apo çorapet
Ju ndani shumë gjëra me tjerët, kështu çfarë ka gabim nëse i ndani të brendshmet me dikë tjetër? Epo, duhet të mbani mend se ka disa zona të trupit të njerëzve që janë krejtësisht të ndryshme me të dikujt tjetër. Duke i ndarë të brendshmet me partnerin/partneren, ju mund t’i bartni njëri-tjetrit baktere të cilat shpijnë drejt infeksioneve të traktit urinar, ose të shkaktoni irritime të ndryshme në pjesën e gjenitaleve.

Sa i përket ndarjes së çorapeve, ato mund të shpijnë drejt kërpudhave të këmbëve, infeksioneve në thembër, irritimeve, etj.

Furçat e dhëmbëve
Doktorët dhe ekspertët e kanë ndaluar rreptësisht ndarjen e furçës së dhëmbëve me cilindo person! Sipas ekspertëve, ndarja e furçave të dhëmbëve rezulton në rritje të infeksioneve dhe ato përmbajnë baktere si E. Coli, bakteren e herpesit oral, mbetje nga ushqimi, bakteren Staphylococcus aureus, etj.

Kufjet e celularit
Gjë e rëndësishme për çdo adhurues të muzikës padyshim se janë kufjet. Sidoqoftë, njerëzit rrallëherë mendojnë për faktin se kufjet e celularit mbushen me baktere dhe mikrobe. Rritja e baktereve në to është fakt i dëshmuar që nuk duhet injoruar. Plus, bakteret e veshit të secilit person janë unike, dhe asgjë e mirë nuk mund të vjen nga ndarja e këtij produkti me miqtë.

Nëse dëshironi t’ia huazoni dikujt kufjet, sigurohuni se janë të pastra kur i merrni prapë. Nëse jo, pastroni ato me një copë pambuku dhe sprej dezinfektues. /Telegrafi/

Exit mobile version