Site icon Telegrafi

Gjërat e pakëndshme që mund t’i befasojnë edhe femrat më me përvojë gjatë seksit

Dr Mary Jane Minkin, nga Universiteti Yale i SHBA-së, për revistën “Women’s Health” tregon që thatësia e vagjinës nuk është dukuri e pazakonshme, dhe se mesatarisht 33 për qind e femrave e kanë përjetuar atë problem, transmeton Telegrafi.

Vetëm disa sekonda pas paralojës, sapo fillojnë marrëdhënien intime, femrat mund të vlerësojnë se në ç’drejtim do të shkojnë gjërat – në të mirë apo në të keq. Edhe vetë e dini, kur vërtet është mirë, nuk ka kohë për t’u menduar shumë.

Femrat kryesisht fillojnë seksin nga “pika neutrale”. Nganjëherë mund t’ju ndodhë që në poza të caktuara, siç është ajo “doggy style” të ndieni nevojë të urinoni. Kjo ndodh sepse atëherë bëhet presion në pikën e njohur “G”, e cila mund të çojë në ejakulim femëror.

Performanca e shpeshtë femërore gjatë seksit është lëshimi i zërave (britmave), transmeton Telegrafi. Studimi i realizuar gjatë vitit 2011 ka treguar që 66 për qind e femrave vepron kështu për të shpejtuar orgazmën e partnerit të tyre, ndërkaq 86 për qind e tyre lëshojnë zëra në mënyrë që të ngrinin vetëbesimin e partnerit.

Shumica e femrave e kanë përjetuar fenomenin e pakëndshëm të lëshimit “të tingujve të pakëndshëm”, gjatë seksit, të cilët do të mund të lidheshin me lëshimin e gazrave.  Ato nuk kanë erë të pakëndshme dhe nuk duhet të shkaktojnë turp sepse janë absolutisht normale. Edhe virgjëreshat mund të lirojnë gazra vaginale.

Sipas disa studimeve në Britaninë e Madhe, 20% e femrave dhe 5% e meshkujve vuajnë nga kokëdhembja me tendosje apo “kokëdhembja para-orgazmike”. Marrja e e aspirinës 30 minuta para, mund të ngadalësojë aktivitetin e tyre seksual në rast të fillimit të kokëdhembjes, ose edhe të qëndrojnë në një pozicion më pasiv gjatë seksit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version