Site icon Telegrafi

Gjeraj: Respekt për policinë, por ata duhet ta dinë se kur arrestohet një futbollist

Robert Gjeraj, kapiten i Lirisë, i vjen shumë keq për at çfarë ka parë e dëgjuar në lidhje me arrestimin dhe paraburgimin për 48 orë të futbollistit të Prishtinës, Liridon Leci.

“Mendoj se kjo nuk është në rregull, sepse askund në botë nuk arrestohet futbollisti, vetëm tek ne ka ndodhur. Mundet mu arrestuar nëse ndodh ndonjë dhunë, rrahje ndërmjet futbollistëve”, tha Gjeraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Mendoj se po, sepse këto skena nuk na çojnë përpara, vetëm mbrapa. Respekt për policinë, mirëpo edhe ata duhet ta dinë se kur arrestohet një futbollist, edhe pse ndoshta edhe ata nuk kanë informata të mjaftueshme për futboll”.

“Mendoj se kjo është edhe mungesë e informacionit për raste të veçanta siç është futbolli. Sepse edhe policia e ka kryer punën e vet, edhe kanë drejt”, ka thënë Gjeraj.

Exit mobile version