Site icon Telegrafi

Gjenerata rebele e Francës (Video)

Dikur quheshin katërshja fantastike, pasi në Euro 2004, kur e përfaqësuan Francën U-17, fituan medaljen e artë.

Karim Benzema, Hatem Ben Arfa, Samir Nasri dhe Jeremy Menez shkëlqyen në atë kampionat duke e shpallur Francën kampione të Evropës.

Por sot ata nuk janë të tubuar nga trajneri Didier Deschmaps për këtë kampionat edhe pse talenti nuk iu mungon.

Secila ka historinë e tij të hidhur me Kombëtaren franceze dhe rebelime herë pas here.

Më i njohuri prej tyre Karim Benzema ishte konsideruar si lider i Francës ku pritej që ta merrte Francën mbi supe për ta dërguar drejt trofeve, shkruan France Football.

Skandali kundër shokut të tij Mathieu Valbuena, për publikimin e një videoje imtime bëri bujë në Francë, ndërsa kundër tij u ngritën në këmbë edhe kryeministri dhe ministri i sportit.

Pastaj vije Hatem Ben Arfa. Anësori që asnjëherë nuk e dha atë që u prit prej tij. Tani më i gjendur në Nice, ai u kthye nga Anglia ku bëri disa sezone me Newcastle dhe Hull.

Samir Nasri ka vite që nuk tubohet me Francën. Ai ishte pjesë e skandalit ku u bojkotua kombëtarja. Ai kishte fyer edhe gazetarëve në festimin e një goli kur ishte kthyer në Kombëtare në vitin 2012.

I fundit është Jaremy Menez. Sulmuesi i Milanit që njihet për karakterin e vështirë nuk ka pasur një sezon të mirë me skuadrën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version