Telegrafi

Gjendje e rëndë e fushave në Kosovë, FFK angazhon ekspert të huaj

Përmirësimi i kushteve të infrastrukturës në futboll është ndër prioritetet e presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Në këtë drejtim, presidenti Agim Ademi dhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku, sot, janë takuar me ekspertin e fushave të futbollit.

Ai është i angazhuar në tërë regjionin për prodhimin dhe mirëmbajtjen e fushave te futbollit sipas rekomandimeve të UEFA-s.

Me këtë rast ata u dakorduan për bashkëpunim rreth krijimit të fushave të reja, renovimin e fushave ekzistuese si dhe mirëmbajtjen e tyre, me theks të veçantë për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Theksojmë se klubet kosovare janë në vlugun e madh të përforcimeve, ku secila po mundohet të transferojë lojtar kualitativ.

Kampionati i ri në Superligën e Kosovës do të nis më 17 gusht gjersa klubet e Ligës së Parë garat do t’i nisin më 24 gusht, derisa ato të Ligës së Dytë më 1 shtator.

Ndryshe, Feronikeli ishte kampion dhe fitues i Kupës së sezonin e fundit 2018/19. /Telegrafi/