Për shumicën e njerëzve, është e mundur të bëhen shumë gjëra në një afat kohor 24-orësh. Për të tjerët, të paturit një takim në orën 15:00 do të thotë se i gjithë fillimi i ditës është i anuluar, i shtyrë ose e thënë ndryshe thjesht qëndrojnë në pritje
Dëshira për t’u ulur dhe për të mos bërë asgjë para një aktiviteti është quajtur “gjendja e pritjes”.
Përpara një eventi, takimi apo një ngjarjeje tjetër ju nuk përqendroheni dot dhe qëndroni në gjendje ‘bllokimi’.
Sipas terapistes Amy Braun, LCPC, PLLC, ‘gjendja e pritjes’ shpesh buron nga ankthi.
Heqja dorë nga të gjitha detyrat tuaja të tjera për t’u fokusuar në pritje është një mënyrë për të ndier më shumë kontroll mbi rrethanat, dhe të jeni më të përgatitur për ngjarjen e ardhshme. Eliminimi i faktorëve të tjerë mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit tuaj.
– Kjo është një shenjë e mosfunksionimit ekzekutiv, thotë terapistja Sarah Shapiro.
“Funksionimi ekzekutiv i referohet mënyrës se si ne i japim përparësi, planifikojmë, organizojmë dhe gjurmojmë aktivitetet dhe përgjegjësitë tona,” thotë ajo për Bustle.
“Dikush që lufton me mosfunksionim ekzekutiv mund të ndihet ‘ngushtë’ kur përpiqet t’i japë përparësi listës së detyrave.”
Për t’u ndjerë pak më pak i stresuar ndërsa jeni në ‘gjendjen e pritjes, Gideon Javna, një punonjës social klinik dhe terapist, sugjeron praktikimin e disa teknikave të ndërgjegjes, citon Class.
“Në vend që të mendoni për të ardhmen, përqendrohuni në pesë shqisat tuaja,” thotë ai. “Çfarë arome ka dhoma? Si duket tavolina? Merrni frymë thellë dhe lidhuni me botën që keni përballë.” /Telegrafi/