Site icon Telegrafi

Gjendet trupi i pajetë i komandantit të Hezbollahut në rrënojat e Bejrutit

Trupi i komandantit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr, është gjetur në rrënoja në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, kanë thënë dy burime të sigurisë për Reuters.

Ushtria izraelite njoftoi mbrëmë vonë se kishte vrarë Shukr, të cilin e quajti si komandantin më të lartë të Hezbollahut, shkruan skynews.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e fajësoi atë për sulmin e së shtunës që la të vdekur 12 fëmijë dhe adoleshentë në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli – Hezbollahu mohoi përfshirjen.

Kreu i qendrës së operacioneve të Hezbollahut kishte thënë më herët se Shukr i mbijetoi sulmit, por ishte plagosur rëndë.

Ministria libaneze e shëndetësisë tha se dy fëmijë dhe dy gra u vranë ndërsa 74 persona u plagosën në Bejrut.

Ndryshe, Izraeli kohë pas kohe sulmon caqe të ndryshme të Hezbollahut në Liban. /Telegrafi/

Exit mobile version