Site icon Telegrafi

Gjendet në frigorifer trupi i copëtuar i biznesmenit gjerman në Tajlandë

Mediat tajlandeze raportuan se policia gjeti trupin e copëtuar të biznesmenit gjerman në frigoriferin e shtëpisë me qira.

New York Post raporton se Hans Peter Mak (62) jetonte në Tajlandë ku ishte i përfshirë në biznesin e ndërtimit, transmeton Telegrafi.

Policia lokale e kërkonte që prej datës 4 korrik, kur ai nuk kishte ardhur në shtëpinë e tyre për drekë pas një takimi pune.

Tajlandezja Piraja Bunmak, bashkëshortja e tij 24-vjeçare, e priste në shtëpi sipas marrëveshjes, e cila pasi ai nuk u shfaq, fillimisht tentoi të fliste me të në telefon.

Duke qenë se ai nuk iu përgjigj, ajo i dërgoi një mesazh, ku ai iu përgjigj se ishte ende me partnerin e tij të biznesit, gjë që ishte e çuditshme për të.

Bashkëshortja e re e Makos ka treguar në polici se në pesë vitet që ishin bashkë, ai nuk i ka dërguar asnjëherë sms në telefon.

Familja e Makos thuhet se ka ofruar tre milionë baht (rreth 85,900 dollarë) për informacione që çojnë në gjetjen e gjallë të biznesmenit gjerman.

Megjithatë, zyrtarët e qarkut Banglamung tani kanë konfirmuar se pjesët e trupit të copëtuara të Mak në çanta, u zbuluan në një frigorifer që i përkiste atij.

Hetuesit mbërritën në shtëpinë e tij me qira, pasi pamjet e kamerave të sigurisë treguan njerëz që besohet se ishin të huaj duke ngarkuar frigoriferin në një kamionçinë dhe duke e ngarë atë atje.

Fqinji tha për mediat lokale se të njohurit e Makos, gjermani Olaf dhe një gjermane me aftësi të kufizuara, jetonin në atë shtëpi me qira për tre muaj.

Policia i mori në pyetje të dy ata, si dhe një gjerman të tretë, dhe autoritetet lokale besojnë se disa shtetas tajlandez ishin gjithashtu të përfshirë në vrasjen e Makos.

Policia thuhet gjithashtu se gjeti Mercedes-Benz E350 të Makos me gjurmë zbardhues në sediljet dhe timonin, duke u treguar hetuesve se dikush po përpiqej të shkatërronte provat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version