Site icon Telegrafi

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit që u përplas në det në Indonezi

U gjet një nga dy kutitë e zeza të një aeroplani pasagjerësh që u rrëzua në det pasi u ngrit nga Xhakarta.

“U gjet FDR (regjistruesi i të dhënave të fluturimit)”, tha Ministri Indonezian i Transportit, Budi Karija Sumadi.

Kutia e zezë duhet të ndihmojë hetuesit të përcaktojnë shkakun e aksidentit që ndodhi të shtunën, raporton skynews.

Zhytësit e Marinës Indoneziane po kërkonin dy kuti të zeza aeroplanësh që u lokalizuan të dielën.

Një Sriwijaya Air Boeing 737-500, me 62 pasagjerë dhe ekuipazh, humbi kontaktin me kullën e kontrollit të shtunën pasi u ngrit nga Xhakarta dhe u përplas në det. /Telegrafi/

Exit mobile version